Raporti KE: Rekomandohet hapja e negociatave të Shqipërisë me BE
BKT
Shqipëri

Raporti KE: Rekomandohet hapja e negociatave të Shqipërisë me BE

Komisionit Evropain, rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vlerësuar pozitivisht përparimin e vendit, raporton oranews.

Në dokument që ky medium thotë se e ka siguruar, thuhet se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë rritur përpjekjet e tyre dhe kanë treguar rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore.

"Në përputhje me rrethanat, bazat për Rekomandimin e Komisionit 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë janë akoma të vlefshme," thuhet në një dokument të Komisionit Evropian.

Duke u ndalur tek vlerësimi për Shqipërinë, në raportin sepcial evidenton se endi ka treguar rezultate konkrete në zbatimin e reformave të kërkuara nga BE, sidomos atë në sistemin e drejtësisë.

"Veçanërisht në lidhje me fushat e identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të BE-së, përparimi është bërë si më poshtë: përmirësimi i mëtutjeshëm i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti plotësimi i të gjitha dosjeve prioritare", thuhet në dokument.


MË SHUME NGA Shqipëri