Rama: Haradinaj la Kosovën pa viza, Mustafa dinak
BKT
Lajme

Rama: Haradinaj la Kosovën pa viza, Mustafa dinak

Kryeministri Edi Rama thotë se për faj të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj Kosova vazhdon të mos gëzojë liberalizmin e vizave.

Rama thotë të ketë këshilluar Haradinajn të pezullojë taksën, pasi presidenti francez Emmanuel Macron premtoi liberalizimin e vizave.

“Do të ishi pa viza po të pezullonte taksën Haradinaj. Por ai nuk kupton edhe kaq. Tani mbi një vit do të ishi pa viza”, tha Rama në "T7".

Sipas kryetarit të PS-së gjithë këtë ish-kryeministri e bëri për vota.

Ramushi për votat e veta bëri therror Kosovën. Por as votat nuk i mori’, tha Rama.

“I kam thënë përdore taksën si mjet për të fituar diçka. E ai e përdori që të merrte vota dhe për ta përdorur në atë arenën e vogël të vetë”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë për shkak të Haradinajt ‘Kosovës i ra reputacioni ndërkombëtar’.

Rama ka thënë  se kryetari i LDK-së është një lider tinëzak, dhe se ai e ka ditur për shengenin ballkanik që një kohë të gjatë.

“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë”, tha Rama.

“Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakorduar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha.”

“Për këtë anën ekonomike jemi dakorduar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?” 


MË SHUME NGA Lajme