Mustafa: S`dua të bëj cilësime për Ramën, s`biseduam për Minishengenin
BKT
Lajme

Mustafa: S`dua të bëj cilësime për Ramën, s`biseduam për Minishengenin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e cilësoi si tinëzak.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk dëshiron të japë cilësime për kryeministrin e Shqipërisë.

Mustafa ka mohuar se ka biseduar për Minishengenin.

Postimi i plotë:

Kryeministri Rama në T7 me cilesoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.
Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. IM


MË SHUME NGA Lajme