Reka pret zbutje të qëndrimeve nga tri shtete të BE-së
BKT
Lajme

Reka pret zbutje të qëndrimeve nga tri shtete të BE-së

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane. Reka ka thënë se ministrinë, e ka gjetur në situatë jo fort të lakmueshme.

Ministri Reka i ka paraqitur para anëtarëve të këtij komisioni prioritetet e punës së tij. Sipas tij, prioritet është çështja e liberalizimi i vizave për Kosovën.

Ndërkaq ka thënë se për të ndodhur një gjë e tillë duhet të ketë luftim të korrupsionit dhe dënim të rasteve të profilit të lartë.

“Prej 61 rasteve të shënjestruara të profilit të lartë nuk është përfunduar asnjë, atëherë edhe të mos habitemi pse po ngec procesi i liberalizimit të vizave. Rreth 400 mijë euro para të pashfrytëzuara nga IPA. Ne do të përpiqemi ta tejkalojmë këtë vonesë në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ai, transmeton E.O..

Ministri Reka u është përgjigjur pyetjeve të shumta të anëtarëve të këtij Komisioni.


MË SHUME NGA Lajme