Kryetari i FSP, Meta: Pensionistët janë lënë me vite të tëra mbas dore
BKT
Lajme

Kryetari i FSP, Meta: Pensionistët janë lënë me vite të tëra mbas dore

Kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve (FSP), Sylejman Meta bashkë me anëtarin e kryesisë prof. Dr. Sabri Kadriu janë pritur sot nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani. Kryetari Meta është ankuar tek kryetarja e Kuvendit se pensionistët janë lënë me vite të tëra mbas dore.

Meta dhe Kadriu kanë kërkuar nga krye-parlamentarja Osmani të ndikojë që çështja e pensionistëve të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të punohet duke u bazuar në vendimin e Strasburgut sa i përket kthimit të pensioneve të pa-arkëtuara nga Serbia.

“Strasburgu e thotë në mënyrë të prerë, të gjithë kosovarët duhet të marrin pensionin që u takon”, ka thënë Meta.

Përfaqësuesit e pensionistëve njëherit kërkojnë që pensioneve në Kosovë t’iu ndryshohet emërtimi, sepse po keqpërdoret nga Serbia për refuzim.

Meta dhe Kadriu poashtu kanë  potencuar se Rekomandimi i Kuvendit për kthimin e pensioneve nga Serbia nuk përfillet.

Në takim është kërkuar edhe rritje e pensioneve dhe mbi të gjitha të ketë ligj pensional ashtu si e kanë edhe vendet e rajonit.


MË SHUME NGA Lajme