17:21 / 03.03.2020
Ushtarët e Kosovës marrin pjesë në ushtrim fushor në Gjermani
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, përmes një njoftimi të bërë në Facebook, ka treguar një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës po merr pjesë në ushtrimin fushor “KFOR 27” në Hohenfels të Gjermanisë.
“FSK-ja atje po merr pjesë me një skuadër të Kompanisë së Deminimit dhe oficerë stafi, së bashku me trupat ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s: Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( SHBA ), Shqipëria, Letonia, Italia, Rumania, Moldavia dhe Armenia”, ka shkruar ministri Quni.
Ai gjithashtu ka pasqyruar edhe ushtrimet e ushtarëve të Kosovës në këtë Gjermani.























