​Takohen Haradinaj e Kurti
BKT
Lajme

​Takohen Haradinaj e Kurti

Shënimi i 3 Marsit- Ditës Kombëtare të Bullgarisë, ka bërë bashkë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kurti dhe Haradinaj kohëve të fundit kanë pasur përplasje të ashpra në lidhje me vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Haradinaj në nëntor 2018 vendosi taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës duke kërkuar që ajo të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia.

Por, Albin Kurti me të marrë udhëheqjen e qeverisë pas zgjedhjeve të tetorit, ka vendosur për heqjen e pjesshme të taksës nga 15 marsi dhe vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, gjë e cila ka hasur në kundërshtimin e ashpër të Haradinajt.

Kuti dhe Haradinaj janë parë sonte duke biseduar për pak kohë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Bullgarisë.

 


MË SHUME NGA Lajme