Kurti: Kosova bën një hapa para, Serbia një prapa – pse?
Kryeministri Albin Kurti ka pyetur se pse Serbia bën një hap prapa kur Kosova e bën një para drejt dialogut.
Ai këtë pyetje e bëri pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pretendoi se shteti afrikan, Siora Leone, e ka hequr njohjen ndaj Kosovës.
Kurti tha se Kosova asnjëherë s’ka qenë dhe as nuk është pengesë për dialog.
“Edhe pasi Kosova tregoi vullnetin e mirë duke hequr tarifën 100% për lëndët e para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të çnjohjeve. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse?”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ndërsa, më herët gjatë ditës kreu i ekzekutivit kosovar tha do të shqyrtojë me kujdes situatën e krijuar dhe do të veprojë konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.























