Dua Lipa fotografohet në aeroport, merr vëmendjen pa grim
BKT
Magazina

Dua Lipa fotografohet në aeroport, merr vëmendjen pa grim

Dua Lipa ka marrë vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit.

Dua Lipa së fundmi pati një paraqitje të shkëlqyer në Paradën e komunitetit LGBTI në Sydney të shtunën.

Të dielën, 24-vjeçarja përfundoi udhëtimin e saj në Australi, teksa u pa duke u nisur nga Aeroporti “Kingsford Smith” i Sydneyt, shkruanjnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Teksa u fotografua në aeroport, këngëtarja shqiptare mori vëmendjen me paraqitjen. Dua kishte zgjedhur veshje sportive dhe doli natyrale, e pa grimuar.

Duhet kujtuar se ajo të shtunën performoi në paradën e komunitetit LGBTI në Sydney të Australisë, përkrah këngëtarit të famshëm homoseksual, Sam Smith./Lajmi.net/

  


MË SHUME NGA Magazina