09:25 / 04.03.2020
Moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet fillimisht me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Më pas duke nisur nga orët e mesditës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të dobta dhe lokale.
Mjegull / mjegullinë, për shkak të reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-10m/s, duke bërë që deti të jetë i forcës 0-1 ballë.
























