Justin Timberlake hedh poshtë thashethemet për ndarje nga partnerja
BKT
Magazina

Justin Timberlake hedh poshtë thashethemet për ndarje nga partnerja

Justin Timberlake ka mbyllur thashethemet për ndarje nga Jessica Biel.

Këngëtari i njohur Justin Timberlake zgjodhi mënyrën më të mirë për t’i mohuar thashethemet për ndarje nga partnerja.

Ai i bëri urim të veçantë Jessicas me rastin e ditëlindjes, ndërsa publikoi edhe disa fotografi të realizuara ndër vite.

“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës sime… Aventurë e re çdo ditë dhe një thesar për mua. Mezi po pres të ndajë edhe shumë të tjera me ju. Ju jeni më e mira prej më të mirave, dashuria ime. Të dua”, ka shkruar ai me rastin e ditëlindjes së 38-të të Biel.

Timberlake ishte kujdesur po ashtu që t’i përgatiste asaj një befasi të këndshme me rastin e ditëlindjes.

Në këtë mënyrë, çifti u kanë dhënë fund spekulimeve rreth ndarjes. /Lajmi.net/


MË SHUME NGA Magazina