Valencia-Atalanta dhe Getafe-Inter do të luhen pa tifozë
BKT
Sport

Valencia-Atalanta dhe Getafe-Inter do të luhen pa tifozë

Është konfirmuar tashmë, se ndeshja e kthimit në mes të Valencian dhe Atalantas në Mestalla në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe ajo e Ligës së Evropës në mes të Getafes dhe Interit do të luhet pas dyerve të mbyllura për shkak të Coronavirusit.

Mediumi i njohur spanjoll Cadena Cope bart lajmin se ndeshja nuk do të jetë e hapur për tifozët për shkak të këshillave të autoriteteve lokale të shëndetit.

Edhe ndeshja e Getafes në shtëpi kundër Interit në Ligën e Evropës këtë muaj do të luhet gjithashtu pas dyerve të mbyllura, raportojnë mediat spanjolle.