Victoria Beckham ndan foton më të ëmbël të Brooklyn në ditëlindjen e tij
BKT
Magazina

Victoria Beckham ndan foton më të ëmbël të Brooklyn në ditëlindjen e tij

Victoria Beckahm ka publikuar një foto nga fëmijëria e Brooklyn, me rastin e ditëlindjes së 21-të të tij.

Victoria Beckham ka uruar djalin Brooklyn me rastin e ditëlindjes.

Victoria dhe David Beckahm e uruan djalin me fjalët më të përzmërta, me rastin e ditëlindjes së tij, të mërkurën.

Ish-anëtarja e Spice Girl, 45 vjeç, dhe futbollisti, 44 vjeç, publikuan fotografi pas lindjes së Brooklyn.

“Sot 21 vite më parë, shpirti im i bukur erdhi në botë dhe ndryshoi jetën tonë përgjithmonë. I ndjeshëm, i ëmbël, i sjellshëm dhe qesharak, ti je gjithçka. Të dua shumë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ajo.

Edhe David publikoi një foto të Brooklyn si fëmijë, ku shihet se sa ka ndryshuar edhe futbollisti gjatë këtyre viteve. 


MË SHUME NGA Magazina