16:09 / 04.03.2020
VIDEO - Presidenti Thaçi në konferencë për media
Pas refuzimit të kërkesës për raportim sot në Kuvend, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thirrur një konferencë për media.
Thaçi ishte për vizitë në SHBA, ku është takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. Pas kthimit, kreu i vendit ka bërë kërkesë të raportojë në një seancë të veçantë lidhur me vizitën në SHBA. Por, kjo është refuzuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.























