LVV akuzon pushtetin në Podujevë për punësime të paligjshme
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, për siç thuhet në lidhje me punësimet e jashtëligjshme në kohë fushate në Komunën e Podujevës.
Sipas LVV-së sot është punësuar në Shkollën Ekonomike "Isa Boletini" një person, i cili është punësuar pa konkurs dhe pa i ndjekë rregullat procedurale të punësimit.
Reagimi i plotë i LVV-së:
Reagim në lidhje me punësimet e jashtëligjshme në kohë fushate
Pushteti lokal nga frika e humbjes së pushtetit, po bën veprime të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat dhe procedurat administrative për punësim. Sot është punësuar në shkollen ekonomike "Isa Boletini" një person i cili është punësuar pa konkurs dhe pa i ndjekë rregullat procedurale të punësimit.
Rekrutimet e tilla diskriminuese ndaj qytetarëve të komunës, janë të papranueshme.
Njoftojmë opinionin që ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, nesër si udhëheqje e re k omunale do ti rishqyrtojmë të gjitha vendimet që janë marrë në kohë të fushates, pa i respektuar normat dhe rregullat ligjore.























