Babai Haaland: Kjo ligë do të ishte shumë e mirë për djalin tim
Erling Haaland në të ardhmen mund të luajë në La liga.
Është babai i tij, Alf Ingo Haland, i cili në të kaluarën ka qenë futbollist i disa skuadrave, përfshirë edhe Manchester Cityn, që ka thënë një gjë të tillë.
Sipas Haland, i biri i tij është kërkuar nga më shumë se 100 skuadra, pas rritjes së madhe që bëri në karrierë.
“Ne ishim të lidhur me më shumë se 100 skuadra, por është e vërtetë që La Liga do të ishte një ligë shumë e mirë për djalin tim, me ekipe të shkëlqyera”, ka deklaruar Haland, përcjell lajmi.net.
“Asnjëherë nuk dihet nëse ai do të luajë në Spanjë. Çfarë ka për të ndodhur, do të ndodh”.
Haaland në afatin kalimtar të janarit iu bashkua Dortmundit nga Salzburg, dhe menjëherë ka bërë ndikimin e tij, duke shënuar gola dhe asistuar disa herë.























