Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të jetë Blerim Saqipi, koordinator i projektit, i cili do të na njoftojë për projektin për orientimin për mësimdhënës të rinj drejt cilësisë.
Për frikën ndaj koronavirusit, ndikimin tek turizmi botëror, do të flasë Zekë Çeku, ekspert i turizmit, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Jehona Oruçi, iniciatore e projektit, e cila do të flasë për promovimin e projektit të librave me zë.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Prekazi do të transmetohen pamje nga kompleksi mmemorial Adem Jashari ku do të ketë homazhe.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























