Meta: Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e falsifikatorëve
BKT
Shqipëri

Meta: Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e falsifikatorëve

“Unë nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e grupit falsifikator, kushdo qoftë brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi sot Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.

Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me takimin e një dite më parë të Ambasadores së SHBA-së me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilën e nxiti që të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.

“Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese dhe skandalet më të fundit për përpjekjet për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë antikushtetuese edhe për fat të keq përmes praktikave mafioze të falsifikimit të ushtruar nga Ministrja e Drejtësisë dhe ekipi i kryeministrisë të cilët janë akuzuar nga Presidenti për katër vepra penale që ministrja vazhdon të jetë krenare dhe t’i mbajë leksione prokurorisë, ndërkohë nuk ka asnjë kompetencë apo pushtet ndaj prokurorisë ndërkohë që ka detyrimin të shkojë të përgjigjet te prokuroria nëse ky institucion është i paanshëm dhe i pandikuar kjo është çështje e prokurorisë. Unë nuk ndalojë askënd të rreshtohet në krahun e  grupit falsifikator, kushdo qoftë brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi Meta.

“Unë si Presidenti i Republikës jo nga dita e parë si President, por edhe në pozitën e mëparshme si Kryetar Kuvendi kam bërë çdo gjë që Reforma në Drejtësi të zbatohet ashtu siç është në Kushtetutën e Shqipërisë që është votuar me unanim me 140 vota. Se kush e ka minuar zbatimin e e suksesshme të kësaj reforme duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë që është ligji më supreme më i lartë i vendit si në çdo vend demokratik, kush ka përkrahur direk apo tinëzisht miratimin e ligjeve antikushtetuese apo interpretime antikushtetuese si në rastin e prokurorit që u zgjodh me 69 vota nga 84. Kush ka bllokuar Komitetin e Emërime në Drejtësi për tre vite duke paralizuar dhe lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese në kundërshtim me të gjitha parashikimet dhe gjitha premtimet e bëra dhe garantuar se Shqipëria nuk do mbetet asnjë ditë pa korumin e domosdoshëm të Gjykatës Kushtetuese, ko është një çështje tjetër dhe kjo ka dëmtuar dhe shkatërruar themelet e shteti të së drejtës, ka nxjerrë sistemin jashtë çdo llogaridhënie. Por dhe se kush përpiqet të mbështes këtë akt që unë me të gjitha faktet dhe argumentet e mija e kam quajtura si përpjekje finale për grusht shteti të gjithë po e shohim shumë drejt. Unë jam krenar si president që kam qenë dhe mbetem gjithmonë në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës së votuar me 140 vota, të votuar me bekimin e Komisionit Venecias të partnerëve tanë të SHBA dhe BE-së”, tha ai.

Në vijim, Meta tha se “kam bërë të gjithë detyrën time edhe në raport me qeverinë për të evituar kapjen e sistemit të drejtësisë, sot edhe me opozitën që të mos t’i ikë përgjegjësive të saj dhe të mos të mjaftohet thjeshtë me denoncimin, por të marri pjesë aktive dhe të japë platformat e saj në mbështetje të zbatimit të Reformës në Drejtësi në zbatim të Kushtetutës edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe këto janë marrëdhënie të dokumentuara”.

“Unë kam respektin më të madh për partnerët tanë ndërkombëtarë, atë që kemi bërë së bashku në Kushtetutën e Shqipërisë edhe për ndryshimit që bëmë për Reformën në Drejtësisë, por më vjen keq për të gjitha ata që nuk kanë kontribuuar me integritet dhe përkushtim në respekt të kushtetutës, por për fat të keq kanë mbështetur diku hapur diku tinëzisht në kundërshtim me Kushtetutën e popullit shqiptar, kapjen e këtij sistemi çfarë na ka lënë tre vjet t’i gëzohemi raporteve pozitive, por shpresoj të marrim një deklaratë pozitive në fund të marsit për çështjen e çeljes së negociatave. Nuk mund të them diçka më shumë, por nuk ka një vend të Europë të ketë qëndruar pa Gjykatë Kushtetuese apo pa Gjykatë të Lartë”, tha ai.


MË SHUME NGA Shqipëri