Rama: Krimin e organizuar do ta fusim brenda perimetrit të vet
BKT
Shqipëri

Rama: Krimin e organizuar do ta fusim brenda perimetrit të vet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se “Ilir Meta ka të gjithë arsyet që të jetojë në një moment o sot o kurrë. Se sot vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithnjë e më shumë e pafshirshme prej pazareve të politikës kur vjen puna tek drejtësia”.

“Po si mund njëherë të sulmohet egërsisht, nga maja e Piramidës shtetërore ministrja e Drejtësisë, e cila falë pikërisht kurajës së saj ka hapur një llogari që të tjerë, jo nuk guxuan ta hapnin, por as nuk ju shkoi nëpër mend ta hapnin. Përkundrazi i bënin llogaritë bashkë me kriminelët. Ka hapur një llogari pikërisht me ata, duke konceptuar, promovuar dhe ligjëruar bashkë me të gjithë ne, 41 bis-in. E dini çfarë është 41 bis apo s’e keni idenë fare? Është regjimi i izolimit të kriminelëve mafiozë në vendin fqinj që solli aq shumë telashe për jo pak njerëz që e konceptuan dhe e ngritën atë regjim”, tha Rama.

Dhe ndërkohë, shtoi Kryeministri Rama, “mbrohen demonët. Demonët, ata që janë të dënuar nga gjykata, jo të dyshuar nga policia. Se ju s’dini ca flisni, ju të gjithë, jo vetëm me këtë që foli këtu, por e kam me të gjithë ata që flasin për këtë punë. Kur flisni për polici, shtet policor. Janë të dënuar, nuk janë  të dyshuar. Janë njerëz, të cilët çohen tek SPAK-u, jo si të dyshuar, por si të dënuar që posedojnë asete dhe pasuri të cilat janë qartësisht produkt i dyshimtë”.

“Nga vijnë këto pasuri dhe si mundet që të arrihet në këtë absurd që të konsiderohet kapje e shtetit fakti që Akti Normativ, ligji special i imponon ministrit të Brendshëm dhe autoriteteve të Drejtësisë, të ulen në tryezën e bashkërendimit të gjithë këtij operacioni. Në cilin vend të botës normale, keni pare ju atë që ka ndodhur në Shqipëri  për shumë e shumë vite, që Ministria e Brendshme, Prokuroria, shërbimet jo vetëm s’janë ulur kurrë me njëri-tjetrin, por kanë luftuar më njëri-tjetrin. Ku? Merrni një shembull dhe pastaj flasim”, tha kreu i qeverisë.

“Si mundet që atë që Italia e bëri në fund të viteve 80 dhe fillim vitet 90, që përkufizoi momentin e zbythjes së mafies dhe shkatërrimit të mitit të saj ekzaktësisht në këtë mënyrë pa asnjë dyshim. Këtu në vitin 2020 të çohen autoritete publike, por edhe shtetërore, si ai që rri në majë të Piramidës dhe kërkon revolucione, dhe ta konsiderojnë mëkat të qeverisë. Një mëkat aq të madh sa që jepet si prova kuptimplotë dhe përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri. Po ashtu është në fakt. Kjo është e vërtetë sepse të gjithë këta. Se unë nuk mund të them që zotrote që fole përpara, je i motivuar për të njëjtat arsye, jo thjesht se s’të njoh nga vjen po s’të kam parë asnjëherë të shfaqur në ndonjë lidhje direkte ose indirekte me këto subjekte”, tha Rama.

Por, theksoi Rama, “shumë të tjerë kanë të gjithë arsyet ta shohin këtë në një moment o sot o kurrë. Ilir Meta ka të gjithë arsyet që të jetojë në një moment “o sot, o kurrë”. Se sot vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithnjë e më shumë  e pafshirshme prej pazareve të politikës kur vjen puna tek drejtësia”.

Sepse, nënvizoi Rama, “sot gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nuk janë më garanci siç kanë qenë për 30 vjet. Janë dhe do të jenë gjithnjë e më shumë me hallin e tyre. Sepse sot është marrë vendim solemn dhe ekstrem nga kjo qeveri dhe shumicë për t’i dhënë një dërrmë përfundimtare krimit të organizuar”.

“Krim të organizuar ka në të gjithë botën, ka në çdo vende të BE, ka në SHBA, por qëndron në perimetrin e vet, nuk hapet sediljesh gjithandej. Unë po ju them kaq, doni s’doni ju të gjithë bashkë sa jeni dhe këtu i drejtohem atyre që i kanë dalë kundër kësaj pune, krimin e organizuar do ta fusim brenda perimetrit të vet”, u shpreh Kryeministri Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri