16:21 / 05.03.2020
Reali s’heq dorë nga Mbappe, Perez gati 300 milionë euro
Klubi i famshëm spanjoll, Real Madrid është i vendosur që gjatë kësaj verë, ta blejë yllin e PSG-së, Kylian Mbappe-n.
Sipas mediave iberike, presidenti i “Los Blancos” Florentino Perez është duke bërë gati planin për transferimin e yllit francez në Madrid.
Mbappe duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën me kampionët e Francës, dhe lojtari thuhet se preferon aventure të re në futbollin evropian.
“Bernabeu” duket se është destinacioni që pëlqen lojtari. Sic raportohet, Perez është duke bërë gati super-ofertën në vlerë prej 300 milionë euro për Mbappe-n, shifër kjo që thuhet së do të jetë bindëse për francezin.
Mbappe me PSG-n ka kontratë deri në vitin 2022, por mësohet se lojtari gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.























