Myers përforcon Ponte Prizrenin
BKT
Sport

Myers përforcon Ponte Prizrenin

KB Ponte Prizreni është përforcuar me amerikanin Marcus Myers.

Fundori 180 centimetra i gjatë te Ponte e zëvendëson Benjamin Nakwaaah që u largua dy ditë më parë. Myers së fundi ka qenë pjesë e klubit të elitës së Armenisë, Erebuni Yerevan.

Luajti pesë ndeshje dhe me një mesatare prej 25.2 pikëve, 6 kërcimeve e 5.6 asistimeve.

Ponte Prizreni pas 24 ndeshjeve zë vendin e pestë në Superligë me 13 fitore e 11 humbje.