Stonesi mund t’i bashkohet Arsenalit
BKT
Sport

Stonesi mund t’i bashkohet Arsenalit

Reprezentuesi i Anglisë, John Stones me shumë mundësi do të largohet nga Manchester City në përfundimit të këtij sezoni.

25-vjeçari nuk ka gjetur hapësira në formacion e Guardiolas, prandaj po mendon largimin.

Arsenali është një nga klubet që po ndjek me vëmendje situatën e tij, me trajnerin Mikel Artetan që dëshiron ta transferojë në Londër mbrojtësin.

Tekniku spanjoll i njeh mirë aftësitë e tij, pasi punuan së bashku gjatë kohës që Arteta ishte zëvendës i Guardiolës, përpara se të merrte drejtimin e Arsenalit.