Selimi: Nuk bashkëpunojmë me parti politike që janë antiamerikane
BKT
Lajme

Selimi: Nuk bashkëpunojmë me parti politike që janë antiamerikane

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se nuk ka asnjë parti antiamerikane në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk bashkëpunojmë me parti dhe subjektet politike që janë antiamerikane në Kuvendin e Kosovës”, tha ai, duke folur "n'Kuvend" te RTK.

Sipas tij, nuk ka dilema mes deputetëve të VV-së dhe LDK-së për koalicionin që është bërë një muaj më parë. “Të gjithë deputetët e kanë votuar qeverinë, në nuanca të diskutimeve kemi dallime, jo vetëm brenda koalicionit, por edhe vetë partive ka mendime edhe ngjyrime të ndryshme, por sa i përket modaliteteve dhe jo qëllimeve”, tha tha Selimi.

Sipas tij Vetëvendosje dhe LDK ka dakordim të përbashkët. “Edhe për taksën kemi dakordim me LDK-në,që të kemi zëvendësim të saj me reciprocitet”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Lajme