Dita e dytë e manifestimit të Epopesë së UÇK-së
BKT
Lajme

Dita e dytë e manifestimit të Epopesë së UÇK-së

Sot me aktivitete të ndryshme do të vazhdojë shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari.

 

 

 Agjenda më 6 mars: 

Në ora 09:00 bëhen homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, ku do të ketë vendosje kurorash nga tre liderët shtetërorë.

Në ora 12:00 bëhen homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, ndërsa në ora 17:00 mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, historiani Agim Vinca, kryetari i Shoqatave të dala nga lufta Hysni Gucati dhe përfaqësues nga familja Jashari.


MË SHUME NGA Lajme