Milan bën goditjen e madhe, përforcon repartin e mbrojtjes
BKT
Sport

Milan bën goditjen e madhe, përforcon repartin e mbrojtjes

Skuadra e Milanit i ka idetë e qarta për të ardhmen. Mbrojtja duhet të freskohet.

‘Rossonerët’ janë të vendosur që në afatin kalimtar të verës, të sjellin një emër të njohur për repartin defansiv.

‘Calciomercato’ raporton se Milan do të tentojë transferimin e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me Arsenalin në të kaluarën.

Upamecano, 21 vjeçar, po udhëheq mbrojtjen e RB Leipzig këtë sezon në Bundesligë, që vazhdojnë të jenë kandidat të fortë për titull me Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.