Digjitalizimi në arsim i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë
BKT
Lajme

Digjitalizimi në arsim i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë

Në konferencën kushtuar rolit të digjitalizimit në sistemin arsimor para-universitar në Kosovë me temën “Digjitalizimi në sistemin arsimor para-universitar në Kosovë”, të organizuar nga Kolegji Riinvest, u tha se digjitalizimi është i rëndësishëm për sa i përket vendimmarrjes, menaxhimit dhe përmirësimit të cilësisë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami tha se fatkeqësisht sistemi dhe cilësia në arsim nuk është e mirë, por shtoi se është tepër me rëndësi që të bëhet digjitalizimi i sistemit arsimor.

Ministrja Bajrami tha se ka shkolla në vend që nuk kanë kushte elementare për punë, duke përfshirë mungesën e ujit dhe pajisjeve sanitare, që duhet punuar në këtë drejtim, por edhe pjesa e digjitalizimit nuk guxon të mbetët anash.

Edhe Bardha Qirezi, rektore në Kolegjin Riinvest, tha se ideja e digjitalizimit nëpër shkoll a është që të ketë platformë për zhvillimin arsimor sikur çdo shtet e evropian.

Gjatë dekadës së fundit procesi i digjitalizimit jo vetëm që ka ndryshuar shoqërinë si tërësi, por edhe ka ndryshuar dukshëm në institucionet arsimore, e shkollat në vecanti.

Në këtë konferencë u prezantuan projektet e para të digjitalizimit për shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme