Qeveria formon bordin e përkohshëm të Telekomit
BKT
Lajme

Qeveria formon bordin e përkohshëm të Telekomit

Qeveria e Kosovës sot është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

Aty u propozua që të formohet një bord i përkohshëm për Telekomin e Kosovës, ku bordi i kaluar ishte shkarkuar nga Qeveria.

Me asnjë votë kundër dhe abstenim kabineti qeveritar miratoi formimin e Bordit të përkohshëm të Telekomit.

Ishte ky bord i përkohshëm që është emëruar do të funksionojë për afatin kohor për gjashtë muaj.

Pjesëtarët e këtij bordi të përkohshëm janë:Genc Raci, Naim Maloku,  Luljeta Elezaj, dhe Teki Shala.


MË SHUME NGA Lajme