18:24 / 06.03.2020
Grenell publikon fotografi të reja nga takimi Thaçi-Vuçiq
I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka publikuar disa fotografi të reja nga takimi që presidenti i vendit Hashim Thaçi e kishte me homologun serb në Shtëpinë e Bardhë.
“Takimet në Shtëpinë e Bardhë me presidentët e Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai në Instagram.
























