Menaxheri trondit Hysajn, ja e ardhmja e kapitenit kuqezi
Elseid Hysaj ka luajtur rregullisht në këtë vit të ri me fanellën e Napolit.
Ardhja e trajnerit Gennaro Gattuso rezultoi si një ogur i mirë për kapitenin e kombëtares shqiptare.
Megjithatë ka mjaftuar një deklaratë për mediat italiane të Mario Giuffredit i cili ka hedhur dritë rreth të ardhmes së Hysajt.
Menaxheri i mbrojtësit kuqezi ka theksuar se Faraoni mund të zëvendësoi Hysajn tek Napoli.
“Hysaj është po aq i rëndësishëm sa Di Lorenzo, edhe pse ato kanë karakteristika të ndryshme. Gattuso ka shprehur pëlqim ndaj Elseidit, por duhet të vlerësojmë gjithçka në verë. Unë preferoj që dy nga klientët e mi të të njëjtit rol të mos qëndrojnë në të njëjtin klub. Një përjashtim mund të bëhej për Faraonin, sepse Hysaj tashmë është afirmuar dhe ka luajtur për 5 vjet në nivele të larta. Faraoni është shumë i fortë dhe mund të luajë te Napoli", ka përfunduar Giufredi.























