Aubameyang: Nuk më duhen trofetë që të jem top-sulmues
BKT
Sport

Aubameyang: Nuk më duhen trofetë që të jem top-sulmues

Pierre Emerick Aubameyang nuk është i interesuar për trofetë.

Mungesa e trofeve me skuadrën e Arsenal nuk ka ulur aspak vetëbesimin e Aubameyang, i cili nuk ndihet në nevojë për trofe.

Sulmuesi nga Gaboni beson se nuk i duhen trofetë për të vërtetuar se është një nga më të mirët në pozitën e tij.

“Unë jam një sulmues, kështu që do të mbroj anën time – unë nuk mendoj se duhen trofe për të qenë top-sulmues” ka thënë Aubameyang për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se mund të ndihmojë, por kemi parë shumë lojtarë të mëdhenj që nuk kanë fituar trofe, por ne i respektojmë për kualitetet e tyre” ka shtuar ish anëtari i Dortmund.

“Nuk ke nevojë për trofe, por nëse i ke trofetë është më mirë” tha ndër të tjerash Aubameyang.

Aubameyang është një nga lojtarët në garë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Premierligë, por skuadra e tij është larg top katërshes. Ndoshta edhe ky fakt vërteton fjalët e numrit 14 të ‘Gunners’.