13:17 / 07.03.2020
City përgatit ofertën e re për Skriniar
Manchester City po planifikon që gjatë kësaj verë, të rikthej interesimin për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, raporton Calcio Mercato.
Kampionët në fuqi të Anglisë, në tregun e verës së kaluar i kishin ofruar Interit 52 milionë euro, por tashmë skuadra angleze thuhet se është duke përgatitur ofertën e re për sllovakun.
25 vjecari është njëri ndër lojtarët kryesor tek “Nerazurët” të cilët këtë sezon po luftojnë për titullin e kampionit në Serie A.
Ndryshe, Skriniar është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.























