Ledian Memushaj projekton të ardhmen
Viti 2020 për Ledian Memushajn po rezulton sinjikativ në aspektin personal.
Mesfushori i kombëtares shqipatre falë paraqitjeve pozitive mbetet nje titullar i padiskutueshëm tek skuadra e Peskarës.
Në një intervistë për mediat italiane, 31 vjeçari kuqezi ka folur për të ardhmen dhe atmosferën në ekipin e drejtuar nga Nikola Legrotalie.
Memushaj shprehet se ka edhe dy vite kontratë me Peskarën, por dëshiron të mbetet përsëri pjesë e saj.
“Këtu ndjehem mirë, pasi e ndjej këtë fanellë. Por nuk më pëlqen të bëj premtime, në futboll ka disa situata që varen nga shumë gjëra të ndryshme. Preferoj të flas në fushë, edhe pse është e qartë se shpresoj që të vesh edhe për shumë kohë fanellën bardhekaltër,” tha mesfushori shqiptar.
Futbollisti i cili njihet për specialitet sa i takon golave në goditjet standarde, ka sqaruar edhe situatën e pakëndshme të dy muajve më parë ku Memushaj u duk se do t’i jepte lamtumirën klubit të Peskarës pas një zënke me trajnerin Zauri.
“Ajo që ndodhi në Livorno ishte në një moment të veçantë të sezonit, më erdhi keq e kam gabuar, si kapiten nuk duhej të sillesha ashtu edhe për faktin se disa gjëra duhen zgjidhur vetëm në dhomat e zhveshjeve. Por kishte disa situata që i kishim kapërdirë me vështirësi, edhe pse nuk më pëlqenin. Si kapiten dhe si njeri me eksperiencë, nuk shoh vetëm atë që kam para, kam përgjegjësi të tjera dhe në Livorno u mbush kupa,” - përfundoi Memushaj.
Mesfushori vlonjat me tipare sulmuese ka arritur të shënojë 3 gola këtë sezon me ekipin e Peskarës e cila pozicionohet në vendin e 11 me 35 pikë.























