Lakers mposhtin Bucks me dy fantastikët!
BKT
Sport

Lakers mposhtin Bucks me dy fantastikët!

Ishte një mbrëmje me shumë sfida në NBA, ku padiskutim spikat fitorja e Los Angeles Lakers ndaj Milwaukee Bucks.

Kryesuesit e konferencës së Perëndimit mposhtën skuadrën më të mirë të Lindjes dhe ekipin që ka bërë më mirë deri tani në këtë sezon me rezultatin 113-103. Diferencën edhe në këtë sfidë e bëri dyshja LeBron James-Anthony Davis. Mbreti James koleksionoi në total 37 pikë 8 rebound dhe 8 asiste ndërsa Davis regjistroi 30 pikë dhe 9 rebound.

Në krahun tjetër e bëri siç duhet punën e tij Giannis Antetokounmpo, por greku i cili koleksionoi 32 pikë, 11 rebound dhe 6 asiste nuk e bëri siç duhet punën e tij. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes u regjistruan këto rezultate.

Rezultatet

Washington Wizards-Atlanta Hawks 118-112

Brooklyn Nets-San Antonio Spurs      139-120

New York Knicks-Oklahoma City Thunder 103-126

Boston Celtics-Utah Jazz                      94-99

Chicago Bulls-Indiana Pacers               102-108

Minnesota Timberwolves-Orlando Magic  118-132

New Orleans Pelicans                            110-104

Dallas Mavericks-Memphis Grizzlies   121-96

Phoenix Suns-Portland Trail Blazzers   127-117

Los Angeles Lakers-Milwaukee Bucks  113-103