Ferizaj shkund Trepçën ’89 në derbin e mbijetesës
Ferizaj e ka mposhtur Trepçën ’89, me rezultat 4-0, të shtunën para tifozëve të tyre, në kuadër të javës së 22-të në IPKO Superliga e Kosovës në futboll.
Sfida mes ferizajasve dhe mitrovicasve, ishte derbi i mbijetesës, sepse pikët nga ky takim ishin jetike për të dy skuadrat.
Nikoqirët bën lojë më të mirë, duke e quar tri herë topin në rrjetën e “minatorëve”, dhe duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Njeriu i ndeshjes në fitoren e Ferizajt ishte Dajaku, duke shënuar dygolësh në minutën e 10-të dhe 51-të, derisa golin e tretë për ferizajasit e realizoi Sadriu në minutën e 66-të, ndërsa serinë e golave e mbylli Ajdareviq në minutën e 86-të.
Pas kësaj fitore, Ferizaj ka 25 pikë në vendin e 10-të, një pikë më pak se Trepça ‘89 që renditet e teta.























