Haradinaj mban konferencë për dialogun
BKT
Lajme

Haradinaj mban konferencë për dialogun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të mbajë konferencë për media. Në këtë konferencë, Haradinaj do të flas për qëndrimet e AAK’së për dialogun me Serbinë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se konferenca do të mbahet në ora 13:00, në selinë qendrore të AAK’së.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën që kryetari Ramush Haradinaj do ta mbajë nesër(e diel), e ku do të flet për qëndrimet e AAK-së për dialogun me Serbinë. Konferenca fillon në ora 13:00, në selinë qendrore të AAK-së”, thuhet në komunikatë. 


MË SHUME NGA Lajme