08:01 / 08.03.2020
Furumi i Rinisë organizon turne futbolli në 30-vjetorin e partisë së LDK-së
Me rastin e 30 vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nën organizimin e Forumit të Rinisë, ka nisur turneu dyditor në futboll të vogël.
Kryetarja e FR të LDK-së në Gjilan, Rina Ahmeti ka falënderuar ekipet pjesëmarrëse, të cilët kanë argëtuar publikun gjilanas.
Turneu vazhdon sot në ora 10:00, në palestrën e sporteve Bashkim Selishhta – Petriti, ndërkaq organizimi do të përmbyllet në mënyrë solemne me muzikë, festë dhe me një koktej rasti.























