09:49 / 08.03.2020
Titull dramatik për Boca Juniors, Tevez puth në buzë Maradonën
Carlos Tevez i jep titullin kampion argjentinasve të Boca Juniors, pasi mposhtën 1-0 në takimin e fundit të kampionatit Gimansia La Plata të Diego Armando Maradona.
Një titull që erdhi edhe me ndihmën e Atletico Tucumana, që ndali në një barazim 1-1 River Plate.
Ricardo Zielinski mund të jetë njeriu më i urryer për tifozët e River, pasi u hoqi titullin këtë sezon, kurse 6 vite më parë kur ishte në krye të Belgranos i hodhi nga kategoria.
Të mbetemi te kampionët: Boca Juniors. Carlos Tevez ishte heroi i kësaj ndeshjeje, me golin e shënuar në mesin e pjesës së dytë.























