12:43 / 08.03.2020
Ronaldinho përballet me gjashtë muaj burg
Legjenda braziliane, Ronaldinho Gaucho mund të dënohet me gjashtë muaj burg.
Ish-ylli i Barcelonës dhe AC Milanit ishte munduar të hyjnë në shtetin e Paraguajit me pasaportë false dhe deri me tani ka kaluar disa netë në qeli.
Jeta e 39-vjeçarit pas pensionit të futbollit nuk ka qenë shumë e mirë për shkak të vendimeve jo të duhura në jetën private.
Sipas Daily Star, Ronaldinho dhe vëllai i tij janë duke u mbajtur nga policia dhe dënimi më i ulët mund që mund të pësojnë është gjashtë muaj, transmeton arbreshi.
Braziliani gjatë karrierës ka fituar trofe të ndryshëm duke përfshirë edhe trofeun me të rëndësishëm Topin e Artë.























