Presidenti i skuadrës italiane Novara infektohet me Coronavirus
BKT
Sport

Presidenti i skuadrës italiane Novara infektohet me Coronavirus

Presidenti i skuadrës së Novara është infektuar me Coronavirus.

Faqja zyrtare e skuadrës së Novara sot ka njoftuar se presidenti i klubit, Maurizio Rullo, është i infektuar me virusin Covid-19, transmeton lajmi.net.

Virusi që po përhapet me shpejtësi të madhe në Itali tashmë ka afektuar direkt edhe skuadrën e Novara.

Për shkak të pikërisht këtij virusi, ndeshjet e Serie A do të luhen pa praninë e tifozëve.

Shumë persona të rëndësishëm të futbollit italian, përfshirë edhe lojtarë, kanë bërë thirrje që futbolli të ndalet deri kur Coronavirusi të jetë në kontroll.