Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Valon Asani, ndërmarrës, Themelues i platformës dua.com, i cili do të flasë për investimet në Kosovë.

Po ashtu mysafirë do të jenë Mentor Rexhepi, drejtor ekzekutiv i VentureUP, Arta Istrefi-Jahja, menaxhere e inkubimit VentureUP, të cilët na njoftojnë më shumë rreth 'Programit  të Inkubatorit' për student të UP-së.

Ndërsa një lidhje direkte nga pishina STEP, do të jetë Daulina Osmani, trajnere e notit e cila fletë më shumë rreth zhvillimit të sportit të notit.

Si dhe direkt do të jetë po ashtu Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se çfarë moti na pret për ditët në vijim.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme