Sot hyn në fuqi vendimi për Komisionin Shtetëror të Maturës
BKT
Lajme

Sot hyn në fuqi vendimi për Komisionin Shtetëror të Maturës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami, ka ndryshuar përbërjen e Komisionit Shtetëror të Maturës.

Ajo ka emëruar 11 anëtarë, ndërsa kryetar i komisionit është caktuar Zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi.

Komisioni sipas legjislacionit zgjidhjet me mandate tre vjeçar, shkruan Indeksonline.

Ky vendim do të hy sot, ndërsa do të shfuqizohet ai i vitit 2018, i ish-ministrit Shyqyri Bytyqi.

Kujtojmë, që vendimi nga ministrja Bajrami është marrë të premten që lamë pas, një muaj pas marrjes së detyrës në krye të këtij institucioni.

 


MË SHUME NGA Lajme