Ambasada e Kosovës u bënë thirrje shtetasve të reduktojnë lëvizjet
BKT
Lajme

Ambasada e Kosovës u bënë thirrje shtetasve të reduktojnë lëvizjet

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u ka bërë thirrje shtetasve tanë që të reduktojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qëndruar në shtëpi pranë familjeve.

Sipas ambasadës, në kuadër të dispozitave dhe masave të Qeverisë italiane lidhur me emergjencën e krijuar nga COVID-19 #coronavirus, dhe për sigurinë e të gjithë shtetasve kosovar dhe të stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, i bëjmë thirrje shtetasve tanë që të reduktojnë levizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qëndruar në shtëpi pranë familjeve.

 

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, informon se qëndron në gatishmëri të shtetasve kosovar që kanë nevojë për shërbime vetëm për raste emergjente. Lutemi, për çdo emergjencë, telefononi tek numri në dispozicionin tuaj 24/7: + 39 327 452 6991. Jemi duke ndjekur me kujdes të gjitha zhvillimet, dhe do t’iu informojmë dhe përditësojmë vazhdimisht përmes faqeve tona zyrtare në Facebook dhe Tëeeter. Në këto momente duhet të jemi të gjithë më solidarë, ta respektojmë dhe ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme