Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i për do të jetë Izet Sadiku infektolog. Ai do të flas për rrezikun nga koronavirusi, masat parandaluese.
Kurse mysafirë të tjerë do të jenë Dale Pfeiffer themelues i KAEF-it dhe Jeta Zagragja udhëheqëse e Bordit të KAEF-it, për arritjet e Kosovës në arsimin e lartë, programet e KAEF-it dhe vizita e Pfeiffer në Kosovë pas disa vitesh
Ndërkaq Lulzim Peci drejtor ekzekutiv i KIPRED-it flet për temën Shqipëria dhe Kosova - dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së madhe.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























