14:02 / 09.03.2020
Veliaj: Po dezinfektojmë të gjitha çerdhet dhe kopshtet
Në zbatim të planit të masave të marra për parandalimin e prekjes nga COVID 19, të gjithë çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet, do të qëndrojnë të mbyllura përkohësisht.
Zyra e Shtypit e bashkisë së Tiranës, njofton zyrtarisht se “Bashkia e Tiranës po vijon me ritëm të lartë dezinfektimet në këto institucione parashkollore që të jenë gati për rihapjen e tyre”.
“Vendimi për shkollat vlen edhe për kopshtet e çerdhet! Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë me të rrezikuar. Ndërkohë po vijojmë dezinfektimet që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja. Do Ja Dalim”,- thekson Veliaj.























