Shqipëria mbyll fluturimet me Italinë, sonte udhëtimi i fundit nga deti
BKT
Shqipëri

Shqipëria mbyll fluturimet me Italinë, sonte udhëtimi i fundit nga deti

Shqipëria pezullon të gjitha fluturimet me Italinë. Pas vendimit të qeverisë italiane për ta shpallur të gjithë terrirorin zonë e kuqe për koronavirusin, Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi sot se janë mbyllur edhe linjat e fluturimit drejt Romës dhe Barit.

"Aeroporti i Romës apo i Barit nuk do të jenë më të aksesueshme. Avioni i fundit i Alitalias është ulur në 10:30 me 64 pasagjerë , të cilët janë regjistruar nga grupet e shëndetësisë.U kërkohet autokarantinimi. Avioni tjetër drejt Romës është nisur në 11:40. Këtu ndërpriten të gjitha fluturimet", tha Balluku.

Sa i takon pasagjerëve të mbetur në Shqipëri, Balluku tha se nuk do të nisen pa ardhur avionë bosh për tërheqjen e tyre.

"Në rastet kur autoritetet italiane do të vendosin për të tërhequr nënshtetasit e tyre nga Shqipëria apo dhe pasagjerë të tjerë që kërkojnë të shkojnë drejt Italisë do të jetë e mjundur kjo vetëm nëse avionët e Alitalias apo kompanive të tjera do të aksesojnë Shqipërinë pa pasagjerë. Avionë që vijnë bosh nga Italia pasi pasgjerë nga Italia nuk do të lejohen më të vonë. Këta avionë bosh kund të marrin pasagjerë nga Shqipëria për ti dërguar në Itali. Kompanitë duhet të akomodojnë me data të tjera personat që kanë blerë bileta në kompanitë tuaja", tha .

Ndërkohë sonte do të nisen tragetet e fundit me pasagjerë nga Vlora dhe Durrësi. Pas ditës së sotme nuk do të ketë më udhëtime drejt Bartit dhe Brindisit.

"Në transportin detar do të nisen tragetet e fundit Vlorë-Brindisi dhe Durrës-Bari me pasagjerët që kanë blerë bileta. Pas këtij itinerari nuk do të ketë më udhëtime të tjera. Në rast se autoritetet italiane do të jenë të interesuara të dërgojnë anije bosh për tërheqjen e pasagjerëve jemi të hapur për këtë bashkëpunim", tha ajo.

Sa i takon aktivitetit tregtar, anijet detare që kanë si objekt tregtimin e mallrave nuk kanë asnjë bllokim. Doi të nisen nga portet tona dhe do të vinë nga portet e Italisë në Shqipëri. Sa i përket personelit të anijeve do të jenë në kontroll të stafeve të Ministrisë së Shëndetësisë. E njëjta vlefshmëri qëndron edhe për transportin ajror të mallrave.

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri