13:32 / 10.03.2020
Ben Affleck dhe Ana de Armas janë në lidhje
Flet një burim afër çiftit Ben Affleck dhe Ana de Armas janë në lidhje dhe këtë e konfirmuan gjatë udhëtimit në Kubë. Revista People shkruan se aktorët, të cilët u afruan gjatë xhirimeve të trilerit seksual, “Deep Water”, janë parë duke u puthur në aeroport para nisjes me aeroplan privat.
“Nuk ka dyshim se ata janë në lidhje”, ka thënë një burim i afërt me çiftin që janë fotografuar edhe disa herë në Havana. Kujtojmë se Ben, 47 vjeç është baba i tre fëmijëve nga martesa me aktoren Jennifer Garner.























