COVID-19/ Ambasada e SHBA: Mbështesim përpjekjet e qeverisë shqiptare
COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri, pavarësisht se kush je, të bashkohet në frymë dhe në veprime.
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka theksuar sot se, “ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit.
“Në këtë drejtim, edhe ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA.
“Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /ATSh























