Vdes një person në aksident trafiku
BKT
Lajme

Vdes një person në aksident trafiku

Sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

"Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i  viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", ka njoftuar Policia e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme