Coachella shtyhet për shkak të koronavirusit
BKT
Magazina

Coachella shtyhet për shkak të koronavirusit

Një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë është shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Coachella ishte paraparë të mbahej në shkretëtirën e Kalifornisë muajin e ardhshem, me Rage Against The Machine dhe Frank Ocean në mesin e artistëve që do të performonin.

Por ky organizim është shtyrë për muajin tetor, me kërkesën e autoriteteve lokale të shëndetit.

Shifrat e fundit tregojnë se SHBA-të kanë më shumë se 1,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 28 raste që kanë rezultuar me vdekje.

Festivali i Muzikës dhe Arteve i Coachella Valley është një nga ngjarjet më të mëdha botërore në muzikë, tejet i famshëm dhe i ndjekur.

Këtë vit ishin paraparë të performonin artistë mjaft të famshëm, duke përfshirë Travis Scott, Calvin Harris dhe Lana Del Rey.


MË SHUME NGA Magazina