Koronavirusi ndaloi këto festivale, koncerte dhe premiera të filmit
Me vendet si Italia që po bllokohen për të provuar të ndalojnë përhapjen e virusit, koncertet, festivalet dhe premierat e filmit gjithashtu po shtyhen ose anulohen në të gjithë globin.
Më poshtë gjendet lista e atyre që janë prekur deri më tani:
FESTIVALET:
Coachella
Dy burrime kanë thënë për CNN se organizatorët e Festivalit të Muzikës dhe Arteve të Coachella Valley planifikojnë ta shtyjnë ngjarjen, potencialisht deri në tetor, për shkak të përhapjes së COVID-19.
Festivali, i cili mbledh zakonisht rreth 100,000 të pranishëm në ditë, ishte vendosur të zhvillohej nga 10 deri në 12 prill dhe 17 deri në 19 Prill në Indio, California.
Rage Against the Machine, Travis Scott dhe Frank Ocean ishin planifikuar të kryesonin ngjarjen.
Ende nuk ka ndonjë njoftim nëse ata do të kryesojnë festivalin e shtyrë.
SXSW
Organizatorët për konferencën vjetore të teknologjisë, filmit dhe muzikës popullore me bazë në Austin fillimisht ishin zotuar të vazhdojnë, por më 6 mars kryetari i Bashkisë së Austinit, Steve Adler njoftoi se do të anulohej.
SXSW ishte planifikuar të mbahet nga 13 deri më 22 mars.
Tomorrowland Winter 2020
Festivali francez i muzikës elektronike ishte caktuar të zhvillohej nga 14 deri në 21 mars në vendpushimin Alpe d’Huez Grand Domaine Ski në Alpet Franceze.
“Qeveria Franceze po merr masa drastike në lidhje me shpërthimin në mbarë botën të virusit COVID-19 (koronavirus) dhe për këtë arsye po forcon anulimin e ngjarjeve të mëdha në Francë, ku mblidhen njerëz nga kombësi të ndryshme në ambiente të mbyllura festivale dhe vendndodhje ngjarjesh”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të festivalit.
“Kjo është arsyeja pse Qeveria Franceze ka vendosur të anulojë edicionin e këtij viti të Tomorrowland Winter”, përfundon deklarata.
Ultra Music Festival
Festivali i planifikuar tre-ditor i muzikës elektronike është shtyrë deri në 26, 27 dhe 28 mars, 2021 nga datat paraprake 20, 21 dhe 22 Mars, 2020.
I planifikuar të mbahet në Bayfront Park në Miami, Florida, ngjarja u shty për vitin e ardhshëm “për shkak të deklaratës së Guvernatorit në Florida për një urgjencë të shëndetit publik dhe udhëzimet e përkohshme të Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit të COVID-19”, sipas një deklarate postuar në faqen e festivalit.
“Ne e kuptojmë plotësisht se sa ekstremisht zhgënjyese është kjo sepse kaq shumë prej jush mezi presin të vijnë në Ultra, pasi kanë bërë tashmë aranzhime të udhëtimit,” vazhdoi deklarata. “Kjo është, megjithatë, një çështje e paparë që nuk po vendoset lehtë, dhe ne duhet të vazhdojmë t’iu drejtohemi autoriteteve për udhëzime. Në fund të fundit, nuk ka përparësi më të lartë për ne sesa shëndeti, siguria dhe mirëqenia fizike e secilit prej ju, së bashku me të gjithë të tjerët të përfshirë në prodhimin e ngjarjes “.
Korea Times Music Festival
Kufizimet e udhëtimit për Azi, mund të kenë ndikuar në interpretuesit e planifikuar tëpop-it korean dhe shqetësimet për virusin, kanë shtyrë pafundësisht ngjarjen e 18-të vjetore, e cila ishte planifikuar të mbahej në Hollywood Bowl të Los Angeles, në 25 Prill.
Emerald City Comic Con
Qendra e Kujdesit Jetësor në komunitetin Seattle të Kirkland është një strukturë e kujdesit dhe rehabilitimit të infermierëve që ka qenë në qendër të pandemisë në shtetin Uashington.
Me gjithë shqetësimet, Reedpop – i cili organizon merald City Comic Con – e ka zhvendosur ngjarjen e parapararë të mbahet nga 12 mars deri në 15 mars në data të pacaktuara.
KONCERTET
Jam Pearl
Grupi me bazë në Seattle kishte planifikuar të nisë koncertin e parë të turneut të tyre Gigaton 2020 më 18 mars në Toronto, por ka njoftuar se ata po shtyjnë datat e tyre në SHBA dhe Kanada.
“Fatkeqësisht, të komunikosh në grupe të mëdha është një pjesë e madhe e asaj që ne bëjmë si grup dhe turneu që kemi qenë të zënë me planifikimin për muaj me radhë, tani është në rrezik,” tha Pearl Jam në një tweet. “Ne kemi gjithmonë si prioritet sigurinë dhe mirëqenien e fansave tanë.”
BTS
BTS ishte dashur të nisë me me Soul Tour në Kore, në 11 prill në Stadiumin Olimpik të Seulit.
Por kjo është shtyrë për shkak të virusit.
“Ndërsa shpresojmë që situata të përmirësohet, duhet të marrim në konsideratë shëndetin dhe sigurinë e qindra mijëra të ftuarve si dhe artistëve tanë dhe të anulojmë turneun”, thuhet në njoftimin e tyre për shtyp.
Mariah Carey
Edhe Mariah ka shtyrë koncertin e planifikuar të mbahet më 10 mars në Hawai. Ajo u shpreh e shqetësuar që njoftoi fansat se po shtynë këtë koncert për muajin nëntor.
Madonna
Dy koncertet e fundit të turneut të Madonnës, Madame X ishin planifikuar të mbahen më 10 mars dhe 11 mars në Grand Rex në Paris, Francë.
“Pas njoftimit zyrtar nga Zyra e Policisë këtë mëngjes për ndalimin e të gjitha ngjarjeve me një pjesëmarrje të audiencës prej mbi 1000, Live Nation shprehet keqardhje të ju njoftoj se dy shfaqjet e fundit të Madame X të planifikuara më parë për 10 dhe 11 mars detyrohemi t’i anulojmë ”, u njoftua në faqen e saj zyrtare.
Green Day
Green Day ka anuluar turneun i cili ishte planifikuar për mars në Bangkok, Hong Kong, Manila, Osaka, Singapor, Seul, Taipei dhe Tokio.
Ata thanë se vendimi për anulim të turneut ishte i vështirë, por i nevojshëm, transmeton lajmi.net.
Louis Tomlinson
Anëtari i One Direction kishte vendosur të promovojë albumin e tij të ri solo “Walls” me një koncert në Milano më 11 mars që për fat të keq nuk do të ndodhë.
Në Twitter ai këshilloi fansat që t’i ruajnë biletat, pas do të vlejnë sërish.
Avril Lavigne
Lavigne postoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram se ajo do të shtynte turneun në pjesën aziatike, që përfshinte disa qytete në Kinë, Japoni, Filipine dhe Tajvan.
Ciara
Këngëtarja aktualisht është shtatzënë dhe pret fëmijën e tretë, i është dashur të anulojë një koncert në qytetin e lindjes së saj,Texas.
Ajo ishte planifikuar të performojë 19 mars në hapjen madhështore të Fort Hood USO.
Miley Cyrus
Miley kishte planifikuar të këndonte në koncertin e bamirësisë Bushfire Relief në Melbourne, Australi më 13 mars, por tha se ajo nuk do të ishte në gjendje të marrë pjesë për shkak të rekomandimeve të udhëtimit.
FILMAT DHE TV
“No time to die”
Në vend që të lançohen në kinema në Amerikën e Veriut më 10 prill, promovimi i filmit të 25-të të James Bond në SHBA është shtyrë deri më 25 nëntor.
“Jeopardy!” and “Wheel of Fortune”
Burimet tregojnë CNN se ata do të bëjnë episodet e shfaqjes pa audiencë në pjesëmarrje pafundësisht nga “një bollëk kujdesi” kundës përhapjes së virusit.
“Enter the Fat Dragon” and “Lost in Russia”
Të dy këta filma kinezë raportohet se janë premierë në internet sesa në teatro për shkak të pandemisë.
“Amazing Race”
Një zëdhënës i CBS konfirmoi kohët e fundit për CNN se rrjeti ka ndalur përkohësisht prodhimin e real show dhe se “Të gjithë garuesit dhe stafi i prodhimit janë në proces të kthimit në shtëpi.”
“Peter Rabbit 2: The Runaway”
Sipas The Hollywood Reporter, vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 2018 ishte vendosur të dalë në Mbretërinë e Bashkuar më 27 mars dhe Shtetet e Bashkuara më 3 prill.
“Mission: Impossible 7”
Fansat e Tom Cruise do të duhet të presin pak më shumë për të fundit e”Mision Impossible”. Një xhirim tre-javor në Venecia, u shty për shkak të situatës aktuale në Itali.























